×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK kërkon shtyrje edhe për tre muaj të kredive dhe tatimeve

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 13:45

    Nga Zyra për media e Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehen se të shqetësuar pas konfirmimit që Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) ka bërë për mos shtyerjen e pagesave të kësteve të kredive edhe për tre muaj të tjerë.


    Ata kërkojnë nga Banka Qendrore dhe Qeveria e Kosovës që të anulohet ky vendim dhe të shtyhen kreditë dhe tatimet edhe për 3 muaj si rezultat i gjendjes së rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët.

    “Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) konsideron që një vendim i tillë e sidomos në këtë periudhë pandemike, vështirëson operimin e mëtutjeshëm të bizneseve, meqenëse deri vonë disa kanë funksionuar me kapacitete të reduktuara e të tjerat kanë pasur të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë, gjë që ka ndikuar direkt në zvogëlimin e gjenerimit të të hyrave dhe stabilitetin financiar të operatorëve ekonomik”.

    “Gjithashtu edhe hapja e pjesërishme që është duke ndodhur tani nuk është në nivelin e të hyrave para pandemisë duke punuar shumica me kapacitete të kufizuara e si rrjedhojë edhe me të hyra shumë larg planifikimeve”.

    “OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës, Banka Qëndrore dhe partitë politike që të punojnë shumë më shumë në përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve dhe krjimin e një oferte më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të mund të ruhen vendet aktuale të punës dhe të ketë mundësi të rritjes së punësimit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!