Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” njofton që nuk ka kufizime në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Në njoftimin e tyre thuhet: “Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionoj me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj)”.
Postimi i plotë:
NJOFTIM I RENDESISHEM!
Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionoj me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj).
Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe poashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.