×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlora “pushtohet” nga turistët, dyndje njerëzish në plazhe

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 15:12

    Jemi zyrtarisht në sezonin turistike të verës! Moti i ngrohtë dhe rrezet e diellit duhet të shijohen patjetër! E teksa është fundjavë, njerëzit kanë menduar se si të kalojnë kohën sa më bukur me familjarët apo me shoqërinë.


    Disa kanë menduar të bëjnë një piknik brenda në qytet, të kalojnë një drekë me familjarët e tyre, e shumë të tjerë kanë zgjedhur plazhin.

    Shumë qytetarë e turistë kanë zgjedhur që këtë të diel ta kalojnë në plazhet e jugut. Në pamjet e mëposhtme do të shihni dyndje të njerëzve në parajsën e Karaburunit.

    Kujtojmë se, trafiku i rënduar ka qenë edhe sot në mesditë në qytetin e Vlorës, ashtu si dhe fundjavën e kaluar. Makina të shumta i drejtohen jugut të vendit për një fundjavë ndryshe./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!