×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e shtyn konferencën ku do të fliste për aktakuzën e Gjykatës Speciale

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 16:27

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shtyrë adresimin publik të cilin kishte paralajmëruar se do ta bënte sot.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga zyra e Presidencës, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se presidenti Thaçi do t’i drejtohet publikut të hënën në ora 20:00.

    Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!