×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi lajmërohet nga vendlindja e tij, poston foto me prindërit

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 20:06

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është kthyer në Kosovë.


    Ai në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotografi së bashku me familjen e tij në fshatin e tij të lindjes, në Burojë, shkruan Reporteri.net.

    “Në vendlindje, me prindërit.”, ka shkruar Thaçi në përshkrimin e fotografisë.

    Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte ndaj tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

    Postimi i tij i plotë:

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3958416700895326/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARA2KUcfPizuAt74b-z6sCwiMaoie002enK7Zde6BkLGbblpxot7o4am9tVj8Tf8ei5ZZZJETQUbtAdmNe7_-IBR_dPhbA1SQ2vsgcbv8PuNRNWDhgCeNIMLDWfIQ0J-iuWBxalWTWxqbqPlEW32CcPwGk8_MdHFKcjxa_IS5crnmUCHeik2gRVRvYv6kWLG9zmnTore9T3T03fXPZHqJQaNBcO0xxFRpfeuhREaXk3ZLbDLk4tuBYE83rcjuBpF7w3MoAG0jHFZejT7y6FLa8wtNNOFHZz2WuqziYnBVhgok1sUbMJUHstgoZ_WgnwbuaS4IxyQsyEaYCwEzg-x4Liuuw&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!