Në futboll, planet mund të ndryshojnë papritur, në varësi të situatave të krijuara.
Kështu po i ndodh edhe mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i cili nga një lojtar që prej një viti kërkon largimin, mund të qëndrojë te Napoli duke rinovuar kontratën.
Mbrojtësi shkodran ka rigjetur veten nën drejtimin e Gennaro Gattusos, çka kë bërë që problemet që hasi kur ishte Ancelotti të hidhen pas krahëve.
Sipas gazetës italiane “Il Mattino”, tani gjërat kanë ndryshuar. Futbollisti shqiptar jo vetëm që mund të rinovojë, por edhe të qëndrojë më gjatë si protagonist nën hijen e Vezuvit.
Gattuso do të vepronte si ndërmjetës për rinovimin e mbrojtësit të krahut, duke bërë presion për qëndrimin e tij. Fleksibiliteti i shqiptarit në të dy krahët e ka bindur menjëherë teknikun kalabrez.
Dhe nëse një futbollist detyrimisht duhet të largohet, Gattuso preferon t’i japë duart francezit Malcuit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.