×
  • Lajme
  • Lajme

    Punonjësit shëndetësor tek Dheu i Bardhë, në pritje të bashkëatdhetarëve

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 22:01

    Pavarësisht pandemisë COVID-19, bashkëatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë.


    Një fluks i madh veturash është parë edhe tek pikat kufitare, veçmas ajo në Merdare e tek Dheu i Bardhë, transmeton Indeksonline.

    Ndërsa janë punonjësit shëndetësor ata që po qëndrojnë në këto pika, për të kontrolluar gjendjen shëndetësore, me theks të veçantë temperaturën për ata që hyjnë në Kosovë.

    Imazhe nga puna e palodhur vijnë nga Dheu i Bardhë, nga ekipet QKMF-së së Vitisë, të cilët janë në pritje të mërgimtarëve në kufi të palodhur e të përkushtuar.

    Kujtojmë që nga sot hyri në fuqi edhe vendimi për hapjen e kufijve ajror.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!