×
  • Sport
  • Sport

    Maldini: Donnarumma portieri më i mirë në botë, Milani e ka detyrim ta mbajë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 23:14

    Rinovimi me Gigio Donnarumma është një nga çështjet që duhet të zgjidhë Milani.


    Kontrata e portierit të talentuar përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe kjo verë është decizive për të ardhmen e tij.

    Paolo Maldini, legjenda e klubit italian, njëkohësisht drejtori teknik i Milanit, e cilëson 21-vjeçarin si portierin më të mirë në botë dhe shpreson që të arrihet sa më shpejt firmosja e kontratës së re.

    “Ne kemi detyrë për t’u përpjekur që të mbajmë Donnarumman. Mendoj se ai është një simbol i Milanit, gjithashtu edhe portieri më i mirë në botë. Ibrahimovic? Situata e Zlatan ndryshon me të Gigios“, deklaron drejtori teknik i Milanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!