×
  • Sport
  • Sport

    Asist magjik i Benzemas për Casemiron, Reali rikthehet në krye të La Ligës

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 23:55

    Real Madrid ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në La Liga


    Ka mjaftuar goli i Casemiros për tre pikët e radhës të Los Blancos që tani kryesojnë La Ligën me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona që këtë xhiro u ndalë me barazim nga Celta Vigo, shkruan Reporteri.net

    Po zhvillohej minuta e 45-të kur Benzema dhuroi një asist magjik me thembër për Casemiron, i cili shënoi golin e fitores për Realin.

    Real Madrid tani është më afër titullit kur kanë mbetur edhe 6 xhiro për t’u zhvilluar. Javën e ardhshme skuadra e Zidane do të luajë në shtëpi me Getafen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!