×
  • Lajme
  • Botë

    Bërnabiq: Nuk besoj në Shtetet e Bashkuara ose në BE-në, besoj vetëm tek ne

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 9:01

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq vlerësoi se qëndrimi i Serbisë, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është aq komplekse saqë, siç thotë ajo, ajo nuk llogarit në mbështetjen e SHBA-së ose BE-së, por mbështetet në arsyen tonë, inteligjencën dhe aftësitë e mëdha energjetike dhe politike të Aleksandar Vuçiq.


    Duke folur në Tv Pink, Bërnabiq, tha se nuk ishte rastësi që sipas saj propozim aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi u vu në qendër të vëmendjes tani.

    “Nuk mendoj se koha është e rastësishme në asnjë rast. Në njëfarë mënyre vjen shumë shpejt pasi Thaçi tha që Lajçak është dikush me të cilin nuk do të flasë. Por kjo tregon hipokrizinë e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Brnabiq, transmeton Klan Kosova.

    Ajo shtoi se “Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin njerëz të rrezikshëm për të cilët Serbia ka aktakuzë”.

    Kryeministrja serbe theksoi se i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka energji të jashtëzakonshme dhe se ai nuk heq dorë kaq lehtë.

    “Ajo që do të ndodhë më pas varet nga fuqitë e mëdha, shumë më të forta se ne. Ne po mundohemi të gjejmë një mënyrë paqësore, një rrugë të menduar mirë, të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe t’i ruajmë serbët në Kosovë. A është e lehtë? Më duket se nuk ka qenë kurrë më vështirë ”, tha Brnabiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!