×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet vajza që dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën: Isha e lidhur me të dy

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 12:25

    Më 26 qershor, Policia e Shtetit bëri me dije se është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit Hekuran Billa në zonën “Komuna e Parisit më 11 qershor.


    26-vjecarja  Adiola Lakra ka dalë para trupit gjykues nga ku ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar se është paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

    “Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ema e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftesë në instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!