×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas njoftimeve të Speciales për aktakuzë ndaj tij, Kadri Veseli e pret sot Edi Ramën

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 15:40

    Në kadër të vizitës në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet edhe me kryeun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Reporteri.net


    Pikërisht edhe asryeja e vizitës së Ramës në Kosovë është njoftimi i Gjykatës Speciale për ngritjen e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

    Takim do të mbahet në ora 18:00 në Selinë Qendrore të PDK-së.

    Rama do të qëndrojë në Kosovë dy ditë. Pas mbërritjes në Prishtinë ai është takuar me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Momentalisht Rama është duke e zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Rama do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi para adresimit që ky i fundit pritet të bëjë në mbrëmje rreth akuzave të Speciales. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!