×
  • Lajme
  • Lajme

    444 raste aktive me coronavirus vetëm në Prishtinë

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 16:08

    Edhe 444 raste aktive me coronavirus janë në komunën e Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi përmes një postimi në Facebook.


    Ai ka bërë apel tek qytetarët që të respektojë masat kundër përhapjes së coronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar,

    Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.

    Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

    Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.

    Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.

    E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!