×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjenda e Ramës, takohet me Kurtin, më pas me Veselin e Thaçin

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 16:20

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Kosovë.


    Pas takimit me Fatmir Limajn e NISMA-s, kryekuvendaren Vjosa Osmani, kreu i qeverisë shqiptare në këto momente është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti.

    Pas tij, Rama do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, më pas me kreun e VV-së, Albin Kurti, pastaj me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe në fund me presidentin Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Pas përfundimit të takimit, presidenti Thaçi dhe Veseli do të shtrojnë një darkë për Ramën në një nga restorantet e vendit.

    Kujtojmë se Rama në vizitën në Kosovë po shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!