×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama shkon në selinë e Vetëvendosjes, nuk e pret Kurti por Konjufca

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 17:37

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë ku do të takohet me krerët institucional e me liderët e partive politike.


    Ai shkoi edhe në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për t’u takuar me liderin e saj, Albin Kurti, por ai që e priti ishte Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

    Rama deri më tash është takuar me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, kryekuvendaren, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Avdullah Hoti.

    Rama do të qëndrojë në Kosovë dy ditë.

    Ai do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi para adresimit që ky i fundit pritet të bëjë në mbrëmje rreth akuzave të Speciales. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!