Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Demaçi ka thënë se imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet Gjykata Speciale ishte nismë e padrejtë, agresive dhe i njëanshëm, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Nja dy fjalë për Gjykatën Speciale për Kosovën!
Imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti Serb për aktet gjenocidiale- viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm.
Akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale specialisht e vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës.
Shpresojmë të funksionojnë Ligjet e pashkruara të natyrës, aty ku njerëzit gabojnë qëllimisht!
Me nderime!
Shqiptar A. Demaçi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.