×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Infermierëve: Asnjëherë nuk kërkuam pezullimin e Ligjit të Pagave

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 18:55

    Kur është afruar afati që pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese të skadoj, Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës ka dalur me një komunikatë përmes së cilës thonë se presin drejtësi dhe vlerësim të infermierit ndërsa shtojnë se asnjëherë nuk kanë kërkuar pezullim të këtij ligji.


    Në komunikatë po ashtu thuhet se profesionistët shëndetësor për 20 vite me radhë u nënvlerësuan dhe ishin në mëshirën e individëve që thirreshin si përfaqësues të komunitetit, shkruan Reporteri.net.

    Kjo Sindikatë pret dhe kërkon drejtësi dhe vlerësim real të komunitetit infermier, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.

    Komunikata e plotë :

    Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, derisa të tjerë ishin të pajtimit dhe të knaqur me rangimin e infermierëve me koeficient 2.25, kështu duke u shkelur vetë Ligji i Pagave gjegjësisht Neni 3, Parimet e sistemit të pagave dhe shpërblimeve, paragrafi 1.3.
    Parimi i pagës së barabartë – nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të barabartë për punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme; ishim të vetmit që reaguam dhe në bazë të ankesës sonë ky ligj defektuoz u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, rrjedhimisht pra jemi ne ata që duhet të presim vendim pozitiv nga kjo gjykatë, ndërsa në asnjë mënyrë nuk duam të paragjykojmë apo të ushtrojmë presion siç është bërë praktikë nga të tjerët. Ne presim dhe kërkojmë vetëm drejtësi dhe vlerësim real të komunitetit infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor.

    Për hirë të korrektësisë, Sindikata e Infermierëve nuk kërkoj asnjëherë pezullim të këtij ligji, mirëpo vetëm drejtësi dhe rangim meritor duke u bazuar në vetë nenet e këtij ligji por edhe dëshminë me punën, gatishmërinë dhe sakrificën që komuniteti ynë tregoj vazhdimisht, veqanërisht tani në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë.

    Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, duke pasur besim të plotë në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të komunitetit infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor, të cilët për 20 vite me radhë u nënvlerësuan dhe ishin në mëshirën e individëve edhe pse thirreshin si përfaqësues të komunitetit.

    Prishtinë, 29/06/2020
    Kryesia e SHSIMP /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!