Ka filluar takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Thaçi e ka pritur me buzëqeshje Ramën. Por vlen të theksohet se presidenti Thaçi ia shtriu dorën Ramës, por ky i fundit nuk e bëri një gjë të tillëve, duke e përshëndetur veç me grusht, sigurisht për shkak të mbrojtjes nga coronavirusi, shkruan Reporteri.net.
Edhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, kryeministri Rama u përshëndet veç me grusht.
Kujtojmë se sot Rama ka takuar edhe kryeministrin Avdullah Hoti, kryekuvendaren Vjosa Osmani, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Nesër pritet në mëngjes të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa nuk dihet nëse do të takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak të përplasjeve që kanë pasur viteve të fundit, çka Rama e kishte bërë padi ndaj Haradinajt pasi kishte konsideruar se kreu i AAK-së kishte shpifur me deklaratën e tij për shkëmbimin e territoreve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.