×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Gabime politike mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 20:14

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresimin e tij drejtuar qytetarëve, ka thënë se gabime në politike mund të ketë bërë, por krime lufte nuk ka kryer asnjëherë.


    Ai tha se edhe po të kthehet pas në kohën e zezë të Sllobodan Millosheviqit, do të kishte bërë të njëjtën gjë, shkruan Reporteri.net.

    “Do t’i përgjigjesha plumbit armik me plumbin e etjes për lirinë duke mos i hyrë në hak asnjë qytetari, qoftë ai serb, rom, boshnjak a shqiptar.”, ka thënë Thaçi.

    Tutje ai shtoi se ka dy dekada që i ka mbështetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

    “Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot, kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me votë.”, tha presidenti.

     /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!