×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 20:31

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është adresuar publikut me një videomesazh, pas ngritjes së propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale.


    Lidhur me këtë ngjarje ai ka thënë se zemra e tij është e lënduar por jo e thyer dhe se gjaku i tij është i pastër dhe i njëjtësuar me gjakun e bashkëluftëtarëve që humbi në luftë, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se sot ndjehet krejtësisht i çliruar prej brengave dhe peshës së ballafaqimeve politike, brenga të cilat nganjëherë kanë marrë përmasa më të mëdha se sa që kanë merituar.

    Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se do të dorëhiqet nga pozita e tij në rast se konfirmohet aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!