Pandemia koronavirus nuk është as afër fundit, sipas shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Shumica e njerëzve mbeten të ndjeshëm ndaj virusit, Covid-19 ka ende shumë hapësirë për të lëvizur”, citohet të ketë thënë ai, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Të gjithë duam që pandemia të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se nuk është as afër të mbarojë. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime në nivel global, pandemia në të vërtetë po shpejtohet”, shtoi tutje ai.
Siç ka thënë Tedros, OBSH planifikon të thërrasë një takim këtë javë për të vlerësuar përparimin në kërkimet drejt luftimit të sëmundjes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.