×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjekja shqiptare: Shifrat e coronavirusit janë reale, po shkojmë drejt një pylli që po digjet

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 22:46

    Ditëve të fundit si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë janë rritur ndjeshëm rastet me coronavirus, kjo pas lehtësimit të masave.


    Mjekja Rubina Muzina ka deklaruar për RTV Ora News se shifrat e Covid-19 janë reale.

    “Pas rihapjes jemi përballur me një rritje të numrit të të infektuarve. Numrat nuk gënjejnë. Ne jemi në një krizë shumë të madhe spitalore. Ne po shkojmë drejt një pylli që po digjet. Me gjurmimin e personave të kontaktit e kemi kaluar si fazë. Tani po vazhdojmë edhe te personat që nuk kanë simptoma”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!