×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministri Abrashi premton përfundim të projekteve infrastrukturore në Podujevë

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 23:09

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot përcjelli nga afër fillimin e punimeve në rrugën Herticë – Xehrore, me gjatësi 3.4 km.


    Ministri Abrashi, tha se punimet në këtë aks rrugor do të zhvillohen me dinamikën e paraparë, që të përfundojë brenda afateve.

    Më tutje, bashkë me ekipin e tij, ministri Abrashi vizitoi edhe disa projekte infrastrukturore që janë në proces të punimeve, në komunën e Podujevës.

    Në takim me nënkryetarin e Podujevës, Nexhmi Rudarin, ministri tha se do të ketë koordinim institucional dhe veprime të përbashkëta për rifillim sa më të shpejt të punimeve në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

    Abrashi tha se ndërtimi i kësaj rruge është ndihmesë e madhe për bizneset dhe fermerët të cilët po investojnë në fshatrat përreth./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!