Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar botën që, kur bëhet fjalë për pandeminë e Coronavirusit, “më e keqja nuk ka ardhur ende”.
Shefi i OBSH-së, Tedros Gebrejesus tha se virusi do të infektojë shumë më tepër njerëz nëse qeveritë nuk fillojnë të zbatojnë politika të duhura dhe korrekte, raporton BBC, transmeton Reporteri.
Mesazhi i tij ishte “Testimi, gjurmimi, izolimi dhe karantina”.
Më shumë se 10 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën që kur koronavirusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Numri i pacientëve të vdekur tani është mbi 500 mijë.
Gjysma e rasteve të konfirmuara janë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por Covid19 po përhapet me shpejtësi edhe në kontinentin Amerikan. Virusi po prek gjithashtu Azinë e Jugut dhe Afrikën, ku kulmi pritet të arrijë në fund të korrikut. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.