Po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale momenti i takimit midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit, në Prishtinë.
Pamja e zymtë dhe e akullt e kryeministrit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës po komentohet shumë, ndërsa këtij “trendi” nuk i ka shpëtuar as ish- ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, juristi nuk kursen as notat e humorit.
“Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e t’u u çoroditë – thonë në Shkodër”, shkruan Manjani në postimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.