×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptaro-amerikanët: Vrasjet e civilëve shqiptarë nga kriminelët serbë për Gjykatën Speciale qenkan “vrasje ligjore”

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 10:50

    Akademia Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve me qendër një Nju Jork ka reaguar ndaj aktakuzave të Zyrës së Prokurorit Speciale.


    Duke u bazuar në aktet dhe normat juridike të studiuara nga anëtarët e akademisë dhe ekspertët e drejtësisë ndërkombëtare, në komunikatën e tyre thonë se kanë gjetur shkelje të panumërta në përmbajtjen e kësaj “aktakuze”, duke theksuar edhe termin e çuditshëm aty “vrasje joligjore”.

    Sipas Prokurorisë së Gjykatës Speciale, të cilët e quajnë të njëanshme, shqiptaro-amerikanët thonë vrasjet që i ka bërë ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civilë në vitet 1998-1999 për të cilat nuk është gjykuar askush qenkan “vrasje ligjore”.

    Shqiptaro-amerikanët kanë thënë se UÇK-ja e ka bërë luftën në partneritet me NATO-n, prandaj e gjithë lufta e saj ka qenë e drejtë dhe e pastër.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!