×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykatësi nga Gjakova infektohet me coronavirus, vetizolohet një pjesë e stafit

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 12:23

    Është konfirmuar rasti i parë me coronavirus në Gjykatën Themelore të Gjakovës.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës, Lekë Muqaj, i cili tha se gjyqtari i ka informuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.

    “Gjyatari nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar tek mjeku, i cili më pas e ka konstatuar që gjykatësi ka simptoma edhe i kanë bërë analizat dhe ka dale pozitiv. Gjykatësi e ka njoftuar Gjykatën dhe më pas është njoftuar stafi që ka pasur kontakt me të”, ka thënë Muqaj për Reporteri.net.

    Ai tha se Gjykata ka marrë masat e nevojshme, duke reduktuar stafin.

    “Stafi që ka pasur kontakt me të afërt me të menjëherë është liruar të shkojë në shtëpi”, tha Muçaj.

    Ai tha se Gjykata është duke punuar me rreth 40 për qind të stafit.

    “Aktualisht janë duke u mbajtur vetëm seancat që janë të caktuara parapriakisht dhe që nuk kanë pasur mundësi të shtyhen, pra ato gjykimet janë duke u mbajt”, tha Muçaj.

    Ai tha se për rastin në fjalën kanë njoftuar Këshillin Gjyqësorë të Kosovës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Kujtojmë se mbrëmë dolën 122 raste të reja me coronavirus, kurse nga data 13 mars deri më sot janë konfirmuar gjithsej 2,799 raste në total me COVID-19, dhe 49 persona kanë vdekur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!