Profesori i mjekësisë Shefqet Lulaj është shëruar plotësisht nga koronavirusi Covid-19.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vet Prof. Lulaj në një letër, përmes së cilës i ka falënderuar kolegët e tij nga Klinika Infektive, si dhe të gjithë miqtë që janë interesuar për shëndetin e tij.
Lexoni letrën e plotë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj gjinekolog/obstetër, miq të nderuar. Ju njoftoj që pas një përballje jo të lehtë me virusin corona ngadhënjeva duke e mposhtur atë me sukses.
Suksesi erdhi me ndihmën e Zotit, personelit të Klinikës Infektive, Reparti B dhe familjes time e cila nuk u nda nga unë për asnjë çast.
Tani ndodhëm në shtëpinë time duke u rehabilituar pas sëmundjes, pasi që unë dhe familja ime që ishin me mua pas testimit kemi rezultuar me test negativ dhe nuk paraqesim rrezik për të tjerët.
Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata kolegë, miq, pacient që patën shqetësime për shëndetin tim.
Do të rrugtojmë tutje së bashku sepse kemi ende shumë punë për të bërë !
I juaj Prof. Shefqet Lulaj
Prishtinë më, 29.06.2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.