×
  • Lajme
  • Lajme

    Në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, Rama takohet edhe me Pacollin

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 13:39

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar takimet me liderë të partive politike edhe në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.


    Sot në mesditë kryeministri Rama ka takuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Ky është takimi i tij i fundit për vizitën dyditore, ndërsa prej orës 14:00 do të mbajë një konferencë për media.

    Paraprakisht, Rama takoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Dje, Rama kishte takuar ndaras, presidentin Hashim Thaci, kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, liderin e VV-së Albin Kurti, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli si dhe kryetari e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!