Kryeministri i Shqipërisë sot do të përmbyll vizitën në Kosovë, pas takimeve me krerët e shtetit e partive, përjashto me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka njoftuar se Rama do të mbajë konferencë për media sot në ndërtesën VIP të terminalit të vjetër të aeroportit të Prishtinës.
“Njoftojmë mediat se Konferenca e Kryeministrit të Shqipërise Edi Rama do të jetë në ndërtesën e VIP terminalit afër terminalit të vjetër të ANP’Adem Jashari’, prandaj ju lusim që të drejtoheni atje duke respektuar të gjitha masat e Covid19”, thuhet në njoftimin e Garës.
Rama është takuar me të gjithë liderët e partive politike, e gjithë kjo pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.