Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimeve me krerët e shtetit dhe kryetarët e partive në Kosovë në një konferencë për media ka folur për aktakuzën e ngritu nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se komunikata e Speciales është një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji, dhe sipas tij ngjason me “komunikatat publike” gjatë revolucionit kulturor kinez, një shfaqje që tha se kanë jetuar në Shqipërinë e diktaturës, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se kjo komunikatë është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimin të saj.
“Komunikata e ashtuquajtur për mua është një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji e komunikatave në thojza, publike përgjatë revulozionit kinez, një shfaqje të cilën ne e kemi jetuar në Shqipërinë e diktaturës, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbënë një arsye, pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësisht apo qëllimshëm në prag një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate të radhës nisi, të shkruhej në një akt, që abortoi një proces, që nuk është aq polik, që lidhet me paqen. Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjeke me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejt të ShBA-së dhe në këtë aspekt, më vjen mirë të them që është privilegj, të jesh në pozicionin që jam unë dhe mundësia”, theksoi Rama. /Reporteri.net/.