×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Cakaj flet për vizitën në SHBA: S’ka marrëveshje sekrete e as ndarje të Kosovës

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 15:07

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është pyetur për vizitën në Amerikë që ka zhvilluar ditë më parë.


    Cakaj ka thënë se vizita ka qenë e planifikuar shumë më herët, por nuk ndërlidhet me çështjen e Kosovës pasi tha se ka qenë për të diskutuar një varg projektesh.

    Ai tha se i vetmi takim që ka folur për Kosovën gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë është takimi me Richard Grenellin, emisar special të SHBA-vë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se ka marrë tre mesazhe nga qëndrimi në SHBA.

    “Vizita ime në Washington ka qenë me herët e planifikuar para pandemisë, nuk lidhet drejtpërdrejtë me çështjen e Kosovës, unë atje kam qenë për disa marrëveshje bilaterale. Realisht i vetmi takim që kam pasur për Kosovën ka qenë ai me përfaqësuesin e special të presidentit Trump për Kosovën dhe nga atje kam tre mesazhe: Nuk ka marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i ka sytë në ballë dhe mendët në kokën nuk beson se as qeveria e Shqipërisë e as askush në Kosovë nuk angazhohet për ndarje, për përfitime personale dhe e treta nuk ka nxitim për asnjë marrëveshje të shpejtë për Kosovën për çfarëdo përftimi elektoral në ShBA”, tha Cakaj, shkruan Reporterie.net.

    Ai tha se këto mesazhe që po i sjell nga Uashingtoni janë edhe qëndrime që Grenell i ka komunikuar në vazhdimësi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!