×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, Komuna e Ferizajt mbyll çerdhet publike deri më 1 gusht

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 17:33

    Nëpërmjet një komunikate zyra për informim në komunën e Ferizajt ka njoftuar se kryetari i komunës ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet publike deri më 1 gusht për shkak të përhapjes së pandemisë në këtë komunë.


    “Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marrë vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!