×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Vushtrrisë dhe “Jetimat e Ballkanit” do ndërtojnë 20 shtëpi për skamnorët

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 17:53

    Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Vushtrrisë sot kanë nënshkruar një marrëveshje të re për ndërtimin edhe të 20 shtëpive të reja për familjes skamnore dhe të pastrehë.


    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media.

    Marrëveshja është nënshkruar sot zyrtarisht mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe Halil Kastrati nga “Jetimat e Ballkanit”.

    Ndryshe vetëm vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë Bashkë me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet e pastreha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!