×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: Me rrëzimin e Ligjit për Paga u dhamë “shuplakë fytyrës” mjekëve në kohë pandemi

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 19:08

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për shpalljen të pavlefshëm të Ligjit për Pagat.


    Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sot iu dha një “shuplakë” fytyrës mjekëve në kohë panedmie.

    “Pagat s’do rriten sepse kështu deshi nje avokat e vërtetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që veç i popullit smund të jetë ra pre e lojërave politike si duket”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Heronjëve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie. Pagat sdo rriten sepse kështu deshti nje avokat e vertetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që veq i popullit smund të jetë ra pre e lojërave politike si duket. Unë sot jam me punëtoret shëndetësor e arsimor etj. Ata meritojnë më shumë se vetëm lavde boshe. Qeveria duhet sa më parë të krijoi Fond për përkrahje financiare për punëtorë shëndetësore gjithmonë bazuar në performancë e punë. Kurse kuvendi sa më parë të rifilloj punën për hartimit të ligjit të ri për kategorizimin e pagave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!