×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Pas anulimit të Ligjit për Paga, sindikatat thirrin konferencë urgjente për medie

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 20:43

    Anulimi i Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka ngjallur reagime të sindikalistëve. Sindikatat që përfaqësojnë rreth 60 mijë punëtorë nuk po pajtohen me këtë vendim.


    Ato u mblodhën në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa në ora 21:00 do të shpalosin hapat e mëtutjeshëm.

    “Ju njoftojmë se sonte duke filluar nga ora 21:00 në Sheshin Skenderbeu, kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla do të mbajë Konferencë për media në lidhje me shfuqizimin e Vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi Pagat”, thuhet në njoftimin e FSHSHK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!