×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj: VV-ja kishte agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 21:45
    © Reporteri.net / Foto: Raif Selimi

    Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke folur për akuzat që i janë bërë për angazhim në ndarje të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka mbidozë të konspiracionit.


    “Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”, wshtw shprehur Cakaj.

    Cakaj në Rubikon, ka aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje sa ka pasë agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se “shqiptarët janë siç i do hasmi”.

    Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”, shtoi Cakaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!