Dy vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e martë. Me dy rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 51.
Të hënën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 49 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit, ndërsa menjëherë pas këtij njoftimi, Komuna e Malishevës kishte njoftuar për një vdekje tjetër. Sipas njoftimit, vetëm pas vdekjes së S.T. familja e tij ishte njoftuar se ai kishte COVID-19.
Për viktimën tjetër, institucionet nuk kanë dhënë informata.
Në Kosovë aktualisht janë 1250 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2878 raste pozitive, me 1577 prej tyre që janë shëruar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.