Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sonte janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa 71 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.
Komuna me më së shumti raste, edhe sonte doli të jetë Prishtina, ku u regjistruan 40 raste të reja, shkruan Reporteri.net.
Deri më tani në Prishtinë janë regjistruar 665 raste me koronavirus, prej të cilave 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa 149 pacientë janë shëruar.
Komunat tjera me raste pozitive janë: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.