×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 23:34

    Gjatë natës së sontme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar 71 pacientë, shkruan Reporteri.net.


    Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar dy vdekje si pasojë e koronavirusit.
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të shtunën se deri tash, si pasojë e COVID-19, në vend kanë vdekur 51 persona.

    Nga data 08 shkurt deri më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 23,780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitiv rezultojnë gjithsej 2.878 raste, me 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Numri i të shëruarve në Kosovë është 1,577, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,250. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!