×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti emëron Koordinatorin Shtetëror për Dialog me Serbinë

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 11:35

    Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës ka disa pika.


    Në këtë mbudhje është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e “Këshillit te Eksperteve për Dialog me Serbinë”, shkruan Reporteri.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se Këshilli i Ekspertëve për Dialog me Serbinë si zyrë e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit bën analiza specifike dhe e këshillon kryeministrin  dhe Qeverinë për çështjet e dialogut me Serbinë sipas temave që do të diskutohen.

    Në krye të këtij Këshilli do të jetë Koordinatori Shtetëror për Dialog i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i kryeministrt. /Reporteri

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!