×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka dasma nga 1 korriku, ndalohen edhe më tutje tubimet me më shumë se 50 persona

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 12:17

    Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19. Kjo pas rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.


    Në mbledhjen e sotme të qeverisë është kërkuar që mosrespektimi i masave të ndëshkohet.

    Ministri Zemaj po ashtu ka njoftuar se do të ndalohen tubimet, shkruan Reporteri.

    Në mbledhjen e Qeverisë nuk është përmendur fare çështja e dasmave mirëpo është potencuar se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

    Kujtojmë se javët e kaluar ka pasur edhe protesta, e madje është kërkuar që dasmat të lejohen nga 1 korriku.

    Disa nga rekomandimet tjera që kanë dalë nga mbledhja e Qeverisë janë si më poshtë:

    Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

    Bartja e maskave të jetë obligative

    Punonjësit dhe palët të mbajnë maska

    Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion

    Ndalim i vizitave të familjarëve te personat

    Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

    Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare

    Komunat të aktivizojnë shtabet lokale

    Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!