×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy të vdekur në Spitalin Infektiv, ministria jep detajet

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 13:55

    Dy humbje të tjera jete në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, për fat të keq. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.


    Mësohet se një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana kanë humbur jetën.

    “Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha ministria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!