Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se 111 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje kritike.
Tutje, QKUK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të martën janë liruar pesë persona nga Infektiva, të cilët janë në gjendje stabile dhe do të vetizolohen në shtëpi.
“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 01/07/2020, gjinden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.
Gjithsej numri total i të prekurve me koronavirus në Kosovës ka shkuar në 2878, ndërsa numri i viktimave është 51. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.