Sekretarja e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj është infektuar me COVID-19. Ajo nuk arriti që testin për këtë virus ta bëjë në Kosovë.
Ajo ka bërë testin në Maqedoninë e Veriut.
“Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin Corona. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë.Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjitetshëm nga institucionet shtetërore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.
Ajo bënë thirrje tek të gjithë personat që kanë pas kontakt me të bëjnë kontroll mjekësor sepse sipas saj nuk do i kontrollojë askush nga institucionet përgjegjëse.
“Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontroll mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës”, ka shkruar tutje.
Sipas praktikës së fundit, rastet e kontakteve me coronavirus më nuk do të testohen por vetëm ata të cilët kanë simptoma. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.