×
  • Lajme
  • Botë

    Franca ndalon reklamën holandeze të biçikletave, kjo është arsyeja

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 15:25

    Një reklamë televizive për një biçikletë të prodhuar në Holandë është ndaluar nga organizmi mbikëqyrës i marketingut në Francë me pretendimin se krijon një “klime frike” për makinat.


    Megjithëse ajo transmetohet në televizione holandeze e ato gjermane, rregullatori francez ARPP ka ndërhyrë duke thënë se reklama për biçikletën VanMoof diskrediton në mënyrë të padrejtë industrinë e automobilave.

    Në të shfaqet një makinë e zezë me shkëlqim, mbi të cilën pasqyrohen imazhe oxhaqesh, dritat që pulsojnë të automjeteve të urgjencës dhe bllokimet e trafikut.

    Automjeti shkrihet për tu shndërruar në biçikletën e fundit elektronike të kompanisë holandeze, e shoqëruar me mesazhin: “Koha për të ngarë të ardhmen”.

    “Disa imazhe në reflektimin e makinës janë, për mendimin tonë, të pabalancuara dhe diskreditojnë të gjithë sektorin e makinave,” thotë ARPP në një letër dërguar VanMoof.

    “Pamjet e fabrikave, oxhaqeve dhe një aksidenti krijojnë një klimë frike. Kështu që ata do të duhet të përshtaten”, theksohet më tej në letër. Kodi francez i marketingut e ndalon shfrytëzimin e frikës dhe vuajtjes nëpër reklama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!