×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti anulon të gjitha vendimet e Glauk Konjufcës për ambasadorët

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 15:37

    Janë anuluar vendimet e marrra nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.


    Kështu ka bërë të ditur ish-shefi i kabinetit të Konjufcës, Kreshnik Ahmeti.

    “Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca”, shkruan ai.

    Ai ka rikujtuar vendimet e marra gjatë mandatit të ministrit Konjufca: Propozimin për kthimin e shefave të misioneve; vendimin që së paku 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të misioneve të bëhen nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës; që të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës të shërbejnë vetëm një mandat; si dhe vendimi për largimin e 14 konsujve.

    “Këto vendime të qeverisë ilegjitime janë plotësisht në shpërputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për MPJ-në dhe Shërbimin e Jashtëm dhe janë pjesë e kapjes së shtetit dhe klientelizmit të subjekteve të cilat aktualisht janë pjesë e qeverisë ilegjitime apo shtiren se janë opozitë e saj”, ka shkruar Ahmeti.

    https://www.facebook.com/kreshnik.ahmeti.98/posts/10157609821082712

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!