×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënimi me kusht i Grabovcit, Albulena Haxhiu thotë se sot u “dogj” drejtësia

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 15:50

    Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar  pas vendimit të Gjykatës së Apelit  për dënim me 1 vit e 2 muaj me kusht të ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe të tjerëve, në rastin e njohur si ‘Pronto’.


    Haxhiu, ka thënë se ky  vendimi për dënimin me kusht dhe jo me burg  është cenim i rëndë i drejtësisë, shkruan Reporteri.

    Ajo ka përmendur procesin e vettingut duke thënë se institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes këtij procesi.

    Reagimi i plotë:

    Në ditën kur qeveria Koti e koalicionit PLAN paska vendosur rikapjen e institucioneve të vendit duke i zhbërë disa vendime të qeverisë Kurti doli edhe vendimi për kinse dënimin e personifikimit të kapjes së shtetit dhe protagonistit të Aferës Pronto, Adem Grabovci. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi, përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjindet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë.

    Institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes vettingut të cilin e patëm filluar gjatë qeverisjes. Vetëm me përcaktim të qartë politik për çkapjen e shtetit prej nga edhe gjyqësori do t’i ketë duart e lira dhe të pavarura do të kemi shtet të së drejtës, i cili nuk është shtet që dënon vetëm aty ku ka mundësi, por aty ku duhet dënuar. Kosova nuk mund të jetë vend ku dënohen vetëm të varfërit e qytetarët e zakonshëm e nuk preken të fortët e politikës dhe krimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!