×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid i merr jetën të moshuarit, shkon në 66 numri i viktimave në Shqipëri

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 17:45

    Tjetër viktimë prej Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e një të moshuari nga Shkodra, i cili trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh në spitalin infektiv në Tiranë. 86 vjeçari ka ndërruar jetë sot duke e çuar numrin total të viktimave në 66 persona.


    Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

    Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

    Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

    Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!