Deri në tre milionë banorë të Hong Kongut do të marrin shansën për t’u vendosur në Britani të Madhe dhe për të fituar nënshtetësinë e këtij vendi, ka thënë kryeministri Boris Johnson.
Kryeministri tha që liritë e Hong Kongut ishin shkelur nga ligji i ri i sigurisë dhe ata që do të prekeshin prej tij do të merrnin të drejtën që të largoheshin nga ish kolonia e Mbretërisë së Bashkuar.
Rreth 350 mijë mbajtës pasaportash britanike, dhe 2,6 milionë të tjerë që janë të pranueshëm, do të mund të vijnë në Britani për pesë vjet, raporton BBC.
Pas një viti tjetër, ata do të mund të aplikojnë për nënshtetësi.
Kryeministri tha që kalimi i ligjit të ri për sigurinë që u bë dje nga autoritetet në Hong Kong ishte “një thyerje serioze dhe e qartë” e deklaratës së përbashkët Sino-britanike të vitit 1985 – një marrëveshje e obligueshme me ligj që përcaktonte liritë që do të mbroheshin për 50 vjet pasi Kina të vendoste sovranitetin e saj në vitin 1997.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.